Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekzekutoi shokun në Tiranë, Apeli dënon Noel Dishën me 13 vite e 4 muaj burg

Shkruar nga Newsbomb
Ekzekutoi shokun në Tiranë, Apeli dënon Noel Dishën me 13

Gjykata e Apelit ka dënuar me 13 vite e 4 muaj burg Noel Dishin, i cili akuzohet për vrasjen e Vilson Tafçiut në janar të vitit 2020 në zonën e Astirit në Tiranë.

Autori njihej me 2 emra të tjerë, si Noel Dishi dhe Noel Kolaveri. Dishi atë kohë e pranoi vrasjen dhe u vetëdorzua. në polici.

Ngjarja ka ndodhur pasi autori e ka thirrur jashtë lokalit ku ndodhej i shoqëruar me dy vajza dhe pas një konflikti të çastit e qëlloi disa herë me plumba Vilson Tafçiun duke i marrë jetën.

Kujtojmë se shkak për vrasjen u bë një konflikt i çastit, pasi autori i vrasjes dhe viktima, që ishin dhe shokë u përplasën duke pretenduar shoqërimin me të njëjtën vajzë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu