Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Ekzekutoi shokun pranë lokalit ‘Artisti’ në Tiranë, vetëdorëzohet në polici autori Noel Dishi

spot_img

Lajme të ngjashëm

8aad2733335147f27bb4da266a577f60

Noel Dishi autori që ka ekzekutuar 28 vjeçarin Vilson Tafçiu mbrëmjen e 20 janarit në zonën e Astirit në Tiranë pranë lokalit “Artisti”, është vetëdorëzuar në polici ditën e sotme.

Familjarët e të akuzuarit më herët janë marrë në pyetje nga policia, duke u shprehur se e njihnin viktimën si shok të djalit, dhe e dinin që midis tyre kishte një zënkë, por pa e ditur motivin. 

Policia njofton se 29 vjeçari Dishi që në fakt ka edhe dy emra të tjerë, N.K dhe M.P., është dorëzuar para pak minutash, pas kontrolleve të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura.

Viktima dhe autori, shok me njëri-tjetrin kanë qenë bashkë në Francë dhe Zvicër, ku edhe andej kanë pasur konflikte.

Ngjarja ka ndodhur pasi autori e ka thirrur jashtë lokalit ku ndodhej i shoqëruar me dy vajza dhe pas një konflikti të çastit e qëlloi disa herë me plumba duke i marrë jetën.

Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Golf 6”, i ndihmuar nga një person tjetër, por duke lënë pas armën e krimit.

Mësohet se viktima Tafçiu, me origjinë nga Dibra ka qenë i përfshirë në trafikimin e rreth 200 kilogram kanabis disa vite më parë.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit  V. T, ngjarje e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020, në Astir, ka ushtruar kontrolle të pandërprera.

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolleve të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara  dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët  para pak minutash u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit ka vrarë shtetasin V. T.

Në bashkëpunim me prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve.

Më shumë

spot_img