Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekzekutoi Marjo Majollarin për të marrë hakun e vëllait, pse u arrestua në 2015-ën Kastriot Gjuzi

Shkruar nga Newsbomb

Policia zbardhi brenda 24 orëve autorin e vrasjes së Marjo Majollarit mbrëmjen e djeshme në zonën e ish Kinstosios në Tiranë.

Ekzekutori i 28-vjeçarit është Kastriot Gjuzi, 40 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit mësohet se vrau Majollarin për të marrë hakun e vëllait, Ilir Gjzuit që u vra në vitin 2000 nga babai i viktimës, Avni Majollari.

Në komunikatën e policisë thuhet se Gjuzi rezulton me percedentë penalë. Mësohet se në vitin 2015 ai ështa arresuar pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi. Ndërsa nuk akuzohet për vepra të tjera kriminale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.