Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekzekutoi ish-policin Bilali te dera e shtëpisë, Gjykata jep VENDIMIN 'të fortin' e 'Myslym Shyrit'

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_248996" align="alignnone" width=""] Arben Bilali-Gjergj Cukali[/caption]

Gjykata e Tiranës jep vendimin për Gjergj Cukalin, autorin e dyshuar të vrasjes së ish-policit Arben Bilali në Tiranë, në janar të këtij viti.

Mësohet se Gjykata ka vendosur masën 'arrest me burg' për Cukalin, i cili njihet edhe si një nga “të fortët” e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë.

40-vjeçari u vu në pranga ditën e djeshme, pasi Prokuroria ka zbardhur dhe dokumentuar prova që e implikojnë në atentatin e Balilit, konkretisht ADN-ja gjetur në automjetin e përdorur për vrasjen.

Cukali nuk ishte emër i panjohur për policinë, pasi është arrestuar dhe dënuar disa herë  për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Rrëmbim personi" .

Kujtojmë se Arben Bilali u vra tek dera e banesës së tij, më 30 janar në zonën e Selitës në Tiranë. Më herët ish policit i janë ekzekutuar në atentate edhe dy vëllezërit e tij.

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/ekzekutoi-te-dera-e-shtepise-arben-bilalin-kush-eshte-gjergj-cukali-i-forti-i-myslym-shyrit-dhe-mik-i-shullazit-166372

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu