Tirana
clear sky
-4.5 ° C
-4.5 °
-4.5 °
74 %
1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Ekzekutoi dy kushërinjtë me armë zjarri në 2020, arrestohet pas dy vitesh në arrati autori Daniel Pepaj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Arrestohet pas dy vitesh në arrati, Daniel Pepaj, i cili akuzohet si autor i vrasjes së dy kushërinjve Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj në Malësinë e Madhe në vitin 2020.

27 vjeçari  ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Pas vrasjes së dyfishtë, Pepaj u arratis drejt Malit të Zi dhe vetëm sot është vetëdorëzuar në  Polici, duke pranuar kryerjen e krimit të rëndë.

Në 8 tetor 2020 në medie u raportua se lajmi për zbulimin e dy trupave të pajetë, të cilët u gjetën  në zonën malore të Rrencit, afër fshatit Vrith 250 metra larg parcelës me kanabis.  Autor i dyshuar i vrasjes së tyre u  shpall pikërisht Daniel Pepaj. Konflikti mes kushurinjve kishte ndodhur  për shkak të parcelave të mbjella me kanabis.

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe/Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vrith”, për kapjen e një personi në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Vihet në pranga 27-vjeçari, për vrasje të dyfishtë me armë zjarri. Shërbimet e Komsiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Shkodër, ndaluan shtetasin: -D. P, 27 vjeç, banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

27-vjeçari dyshohet se në fshatin Vrith, më datë 03.10.2020, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit V. Ç. dhe K. P. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Më shumë


spot_img









spot_img