Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ekzekutohet në mënyrë mafioze shqiptari, pista kryesore: pazaret e drogës (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Një 34-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në Itali ditën e enjte.

Mediat italiane zbulojnë se viktima është Ervin Karafili, i cili u gjet pa jetë pranë makinës së tij ‘’Volksëagen Passat’’ në komunën e Isola Rizzas të Veronës.

Babai i dy fëmijëve është qëlluar me armë zjarri në sqetull duke bërë që të shkaktohet një hemorragji e madhe, e cila i shkaktoi vdekjen e pashmangshme.

Dy ditë pas vrasjes së tij, karabinierët italianë po ngushtojnë rrethin e personave të dyshuar si atentatorë të Tafilit. Autoritetet e rendit kanë marrë në pyetje dy persona, të cilët dyshohen se kanë dijeni për vdekjen e shtetasit shqiptar.

Pista kryesore e hetimit që kanë ngritur hetuesit e çështjes janë larjet e hesapeve për pazaret e drogës, pasi Tafili rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll