Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
1kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
19 °
Enj
17 °
Pre
17 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Ekzekutohet me thikë në Romë 28 vjeçari shqiptar Mikel Leskaj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 28 vjeçar shqiptar, Mikel Leskaj, (Michel Leskaj) është vrarë dje në mbrëmje me thikë, në Romë, raportojnë mediat italiane. Djaloshi 28 vjeçar është gjetur i mbështetur në makinën e tij, i përgjakur, në rrugën Mantegna, në lokalitetin e Valle Martella, dhe u dërgua menjëherë në spital ku edhe ka humbur jetën pak çaste më vonë. 

Shqiptari Leskaj, ishte resident në Pistoia dhe dje në mbrëmje kishte lënë qytetin për të shkuar drejt Barit, ku duhet të hipte në target për në Shqipëri. Por pse ka shkuar në Zagarolo? Me shumë probabilitet, shkruan media italiane, ka shkuar për të takuar ndonjë, ndoshta me vetë njeriun që e ka vrarë. Ky është skenari që po shikojnë karabinierët. Il Messaggero shkruan se ndoshta është vrarë për çështje të krimit. Por deri tani, kjo është vetëm një hipotezë.

Alarmin e ka dhënë motra e Michelit. Gruaja, rezidente edhe ajo në Pistoia, është marrë në telefon nga i vëllai që i kërkonte ndihmë dhe që i kishte thënë se e “kishin therur me thikë”. Dinamika e ngjarjeve është rindërtuar nga hetuesit. Një kalimtar ka parë shqiptarin të ulur në makinën e tij të gjakosur dhe jo të vetëdijshëm. Ndërkohë që hetuesit janë duke kërkuar për telekamera për të parë dinamikën e ngjarjeve dhe si ka ndodhur vrasja. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img