Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ekzekutohet me armë zjarri ekonomisti i një firme në Kurbin, plagoset pronari (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Ekzekutohet me armë zjarri ekonomisti i një firme në Kurbin,

Vrasje me armë zjarri në fshatin Gurëz të Kurbinit.

Policia njofton se sot rreth orës 07:00 në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri ekonomist i firmës, ndërsa është plagosur pronari i firmës, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Vikitma është Selman Mihana 70 vjeç ekonomist i firmës, ndërsa i plagosuri është 51-vjeçari Ardian Gjeloshi, pronar i firmës.

Nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e vrasjes. Autori/ët janë larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea. Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i policise

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese