Tirana
few clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1.5kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Ekzekutimi në Laprakë, flet dëshmitarja: Dy djem erdhën me vrap… (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një dëshmitare okulare e atentatit që tronditi mbrëmjen e sotme zonën e Laprakës ka dhënë detaje rreth të shtënave me armë.

Dëshmitarja tregon për gazetaren Doriana Bezat të ‘BalkanWeb’ se pa dy djem të vraponin në këmbë nga rruga dhe më pas dëgjoi breshëri armësh, nga të cilat mbeti e vdekur 17-vjeçarja Griselda Gjinkola dhe u plagos i dashuri i saj 23-vjeçar Erion Benga.

Gjithashtu dëshmitarja e cila kishte një dyqan aty pranë, tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 minuta dhe makina e të rinjve iku menjëherë pas të shtënave.

“Ishte ora 18:00 ose 18:15. Pashë dy djem që erdhën me vrap nga rruga. Nuk i kushtova rëndësi. Kur disa sekonda me vonë dëgjova breshëri dhe më pas këta djemtë që thanë “ikim, ikim shpejt” dhe u larguan me vrap nga ana tjetër. Nuk i pashë kush ishin. Në ato momente pashë që afër makinës që u qellua ishte një grua që po parkonte. Iku e tmerruar. Dhe makina e të rinjve iku menjëherë pas të shtënave”, tha dëshmitarja.

Më shumë

spot_img