Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Ekzekutimi në Ekuador i Adriatik Tresës, Artan Hoxha flet për 40 vjeçarin nga Baldushku: Është eleminuar me urdhër të karteleve të kokainës, s’janë përfshirë shqiptarët (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

38121d8a164f37a9821ae08b9cadbbf8

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje nga ekzekutimi në Guayaquil, Ekuador, i 40 vjeçarit Adriatik Tresa. Hoxha ka thënë se nga të dhënat që ai kishte, Tresa nuk ishte përfshirë në vrasje. Madje, ai tha se Tresa nuk ishte goditur në Ekuador as nga grupet shqiptare.

Adriatik Tresa ruhej prej kohësh. Ai ishte vendosur në një rezidencë luksoze në një nga zonat më të pasura të vendit në shëtitoren Leon Febres Cordero, në sektorin Aurora, Daule. Gjeneral Fausto Olivo, drejtor kombëtar I njësisë së vrasjeve të dhunshme në Guayaquil është shprehur se kanë qenë 7 persona që kanë marrë pjesë në vrasje: dy shoferë, dy që qëndruan në hyrje te vendroja dhe tre që hynë në shtëpi dhe ekzekutuan Adriatik Tresën.

Në Abc News, Artan Hoxha u shpreh se Adriatik Tresa nuk ka lidhje me ngjarjen e tre viteve më parë, ku shqiptari Ilir Hidri u vra po në Ekuador. 40 vjeçari nga Buldushku sipas gazetarit u vra nga kartelet ekuadoriane të drogës.

Pjesë nga deklarata e Artan Hoxhës.

Adriatik Tresa është nga Baldushku i Tiranës. Ka punuar herët, në 97-98 në ndërtim. Në Shqipëri nuk ka ngarkesë kriminale, nuk është përfshirë në vrajse, nga informacionet e mia nuk është i përfshirë në ngjarje të tilla. Është tipik një trafikant kokaine. Lidhjet i ka vendosur fillimisht në Britani.

Atje është ndlauar njëherë me një sasi parash dhe për  të janë kërkuar informacione për vilën në Bladushk dhe një biznes. Për këtë arsye, ka lëvizur në Eukuador. Aty ka qenë një gjurmë e narkotrafikut, përfaqësues i grupeve kriminale, si lloj dispeçeri. AI është njeriu që ka kontakt në atë gjë. Ka qenë edhe i martuar atje, bashkëshortja ka qenë shtatzënë dhe fatmirësisht nuk ka qenë atje kur ndodhi ngjarja.

Guayaquil është qytet shumë i madh por ka dhe zona shumë të sigurta. Zonat ku rrinë këta “ambasadorë të kokainës”, kanë garancinë e autoriteteve lokale. Guayaquil është një vend i korruptuar. Rezidenca ruhej nga dy roja. Ruhej nga karteli dhe nga autoritetet lokale.

Atentati u bë nga një ekip policor, janë neutralizuar dy rojet te dera. Veprim qartësisht policor. Kanë hyrë dhe kanë dalë lehtësisht nga zona. Shqiptarët që jetojnë atje më kanë thënë se paguajnë shtrenjt. Nuk është goditje mes grupeve shqiptare, nuk ka lidhje me vrasjen e Ilir Hidrit në 2017. Adriatik Tresa nuk ka qenë i përfshirë në vrasjen e Ilir Hidrit.

Atje ka shqiptarë nga Dibra, nga Fieri, nga Tirana, nga Vlora. Atje mund të shkosh fare kollaj se është 6 muaj pa vizë. Shqiptartë ndaj shkojnë atje, janë të sigurtë. Tresa në Ekuador ka pasur biznese legale, një kopmpani farmaceutike. Ishte një njeri që bënte vetëm kontakte. Kishte hapur biznese, nuk ishte një person i ekspozuar në trafikim. Eleminimi i tij është bërë me urdhër dhe miratim të karteleve lokale.

Diçka po ndodh, po ndryshohen kontaktet, po ndryshohen linjat. Kur hyn një operator i ri në treg, i cili për të pasur rrugën e hapur pastron gjithë të tjerët. Ajo që i ka ndodhur Tresës ka të bëj me eleminimin që vjen nga kartelet e Ekuadorit dhe nuk vjen nga grupet shqiptare.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img