Pas ekzekutimit mafioz të Ravik Gurrës, Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka ndërprerë shërbimet për 3 ditë.
Shërbimet do të ndërpriten ditën e mërkurë, të enjten dhe të premten.
Në një deklaratë për mediat, Dhoma Kombëtare e Avokatisë e cilësoi vrasjen e Gurrës si një ndër ngjarjet më të rënda, ndërkohë që bëjnë thirrje të arrestohen sa më shpejt autorët e vrasjes.
“Dhoma solidarizohet më anëtarët. Kërkojmë edhe nga opinioni që të ndërgjegjësohet. Jemi koshient që në situata të tilla një ndikim të madh ka edhe destabilizimi politik”, ka deklaruar Dhoma e Avokatisë.
Ndërkohë kujtojmë se kolegët në Elbasan janë solidarizuar dhe kanë vendosur që bojkoti të zgjasë për 1 javë.