Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekzekutimi i Vajdin Lames dhe Klodjan Saliut, SPAK kërkon 3 muaj kohë për të akuzuarit, mes tyre Shullazi dhe Lul Berisha

Shkruar nga Newsbomb
Ekzekutimi i Vajdin Lames dhe Klodjan Saliut, SPAK kërkon 3 muaj kohë

Prokuroria Speciale SPAK, ka kërkuar nga GJKKO dhe tre muaj afat për hetimet ndaj grupit që dyshohet se ka ekzekutuar biznesmenin Vajdin Lame dhe Klodjan Saliun. Shtatë persona akuzohen nga SPAK se kanë dorë në këto dy vrasje të bujshme të ndodhura në vitin 2005.

Afati i paraburgimit të tyre përfundon në datë 26 nëntor. Të pandehur nga organi i akuzës janë:

  1. Indrit Rusi;
  2. Viktor Bajraktari (Imeri);
  3. Emiljano Shullazi;
  4. Plaurent Dervishaj;
  5. Lulzim Berisha;
  6. Indrit Taullau;
  7. Luftar Reçi.

Pesë prej personave të lartpërmendur janë aktualisht në qeli dhe pritet të dënohen nga SPAK, ndërsa në kërkim vazhdojnë të jenë shtetasit Plarent Dervishaj dhe Lulzim Berisha. Këta dy të fundit dyshohet se ndodhen jashtë vendit.

"Zgjatjen e afatit të paraburgimit për një periudhë tre mujore, për të hetuarin Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Rusi, Indrit Taulla dhe Luftar Reçi", neni 264/2 i K.Pr.Penale", thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Në datë 18 nëntor Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të mblidhet për të vendosur për kërkesën e SPAK; nëse do të jepet drita jeshile për zgjatjen e hetimeve apo togat e zeza do kërkojnë dosjen e plotë dhe përgatitjen për gjyq për 7 të akuzuarit.

Dy vrasjet për të cilat akuzohen 7 të pandehurit:

1- Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taulla dhe Luftar Reçi, akuzohen se në 25 shkurt 2005 në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vrarë Klodjan Saliun, i cili po lëvizte me autoveturën e tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur autostrada Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj. Nga goditjet me armë mbeti i vdekur në vend Klodjan Saliu, si dhe u plagos O.Truma, i cili ndodhej në automjet duke shoqëruar viktimën. Saliu njihej edhe si kundërshtar i Lulzim Berishës.

2- Ndërkohë vrasja e dytë ndodhi në 27 shkurt 2005, ku mbeti i vrarë me lëndë plasëse në pallatin ku banonte biznesmeni Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi. Autorët e dyshuar janë Emiljano Shullazi dhe Viktor Imeraj.

Sapo Lamaj dhe Arsi janë ngjitur në ashensor, ndërmjet katit të pestë dhe katit të gjashtë ka ndodhur shpërthimi i lëndës eksplozive, duke i lënë të dy personat të vdekur në vend. Sasia e eksplozivit ka qenë e madhe dhe bëhej fjalë për një eksploziv të cilësisë së lartë.

Dy viktimat do të ngjiteshin në katin e tetë, ku kishte shtëpinë Lame. Ashensori në momentin e shpërthimit ka qenë në ngjitje dhe mendohet që shpërthimi të jetë realizuar me telekomandim nga distanca. Gjatë shpërthimit është shkatërruar totalisht ashensori, por nuk është dëmtuar asnjë nga katet e pallatit.

Lamaj ishte një biznesmen i njohur në kryeqytet asokohe, kur mbante edhe postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit, si dhe zv.President i Top Albania Radios, një media e themeluar nga i ndjeri Dritan Hoxha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.