Ekzekutimi i të ‘FORTIT’ të Shkodrës, FNSH dhe RENEA nisen drejt vendngjarjes, policia informacion zyrtar: U vra në mjetin e tij ‘BMW’

Publikuar tek: aktualitet, më 12:46 28-11-2020 Ekzekutimi i të ‘FORTIT’ të Shkodrës, FNSH dhe RENEA nisen drejt vendngjarjes, policia informacion zyrtar: U vra në mjetin e tij ‘BMW’ Foto nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Dajç të Shkodrës, ku u ekzekutua me armë zjari 46 vjeçari Ridvan Ramazani (Hyseni), i cili njihej edhe si i “forti” i Shkodrës.

Ndërkohë efektivët e FNSH Shkodër dhe forcat speciale Renea janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa grupi hteimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër,

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë  punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Del FOTO/ Ky është Ardit Spahiu, 38 vjeçari që u ekzekutua me 8 plumba në Bruksel, kunati i porositësit të disa vrasjeve në Elbasan
Aksident i frikshëm buzë Lanës në Tiranë, vajza shofere merr përpara hekurat ndarës të korsisë së biçikletave (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.012213945388794
array(1) { ["section"]=> string(134) "ekzekutimi-i-te-fortit-te-shkodres-fnsh-dhe-renea-nisen-drejt-vendngjarjes-policia-informacion-zyrtar-u-vra-ne-mjetin-e-tij-bmw-229434" }