Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekzekutimi i shqiptaresnë Greqi, momenti ku autorët hedhin sendet e saj në plehra

Shkruar nga Newsbomb
Ekzekutimi i shqiptaresnë Greqi, momenti ku autorët hedhin sendet e

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditë më parë në greqi ku shtetasi grek ekzekutoi në mënyrë makabër, 41-vjeçaren shqiptare, Xhorxhia Murati, e cila ishte dhe në pritje të ëmbël.

Së fundmi një tjetër video ka dalë në skenë. Në pamjet e publikuara nga mediat greke shfaqen dy autorët e akuzuar për vrasjen e shqiptares, bashkëshorti i saj dhe shoku i tij, shihen teksa pas vrasjes hedhin sendet personale të 41-vjeçares në koshin e mbeturinave.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin rreth orës 00:15 të mesnatës, ku ata shihen fillimisht duke ecur në rrugën e Perikleut, shumë pranë banesës ku ndodhi vrasja, ndërsa më pas hedhin qesen në koshin e plehrave për të vijuar më pas me inskenimin e skenarit se shqiptarja Xhorxhia Murati është zhdukur.

https://www.youtube.com/watch?v=69M-LrKR9uY

Xhorxhia Murati, e cila ishte shtatzëne u vra nga partneri i saj, i cili për tetë ditë të tëra në ekranet e televizioneve greke kërkonte me dëshpërim gruan e tij të humbur. Por në fund rezultoi se ai ishte autori i ngjarjes makabre që tronditi mbarë opinionin publik në Greqi dhe Shqipëri. Burri vrasës denoncoi në polici zhdukjen e bashkëjetueses së tij më 2 janar të këtij viti.

Ndërsa dje 8 janar, autoritetet gjetën trupin e pajetë të 41-vjeçares në një pyll të Halkidikit, midis Triglia dhe Galatista.

Lidhur për vdekjen e shqiptares kanë rënë në prangat e policisë partneri i saj, si dhe një nga miqtë e tij. Trupi i shqiptares u gjet pas dëshmisë së mikut të partnerit të 41-vjeçares i cili tregoi se shqiptarja u vra nga partneri i saj, ndërsa ai e ndihmoi për ta fshehur në pyll.

Më 2 janar, pak orë pas zhdukjes së 41-vjeçares, partneri i saj bëri daljen e tij të parë televizive duke u përpjekur të paraqiste skenarin përmes të cilit besonte se do të fshihte krimin makabër.

LEXO EDHE: Del VIDEO/ Të kapur për dore, momentet e fundit të shqiptares para se të vritej

“U zgjova në orën 9 të mëngjesit. Pashë që më ka dërguar mesazh se ka ardhur në shtëpi, dhe se kishte marrë para nga sirtari. Nuk mund ta di arsyen, Gjeorgjia më kërkonte gjithmonë para kur i duhej diçka. Më vonë kuptova se mungonin edhe disa sende personale të saj nga shtëpia. Ajo nuk informoi askënd, madje as vajzën e saj”, tha partneri ai më 2 janar.

Tre ditë më vonë, ai këmbëngulte se “ duhen gjetur medoemos gjurmët e telefonit të saj. E kam kërkuar në punën e saj, në vendin ku shkonim për kafe, kam kontaktuar me miqtë e saj. Me shoqet që e njohin prej 40 vitesh. Ajo që kuptova nga miqtë e saj është se ata nuk e dinin se ajo ishte shtatzënë”.

Pak orë para zbardhjes së krimit, partneri i Gjeorgjisë ka denoncuar një vjedhje në banesën ku jetonte 41-vjeçarja. Ai inskenoi planin e vjedhjes për të zhvatur rreth 7 mijë euro nga banesa e 41-vjeçares, shkruan zougla.gr. Kjo është pista kryesore që po hetohet tashmë nga policia greke, pasi dyshohet se gruaja fatkeqe u vra për çështje parash.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese