Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekzekutimi i Santiago Malkos, SPAK kërkon 25 vite burg për Ilir Selmanin dhe 7 vite për Elvis Gacajn

Shkruar nga Newsbomb
Ekzekutimi i Santiago Malkos, SPAK kërkon 25 vite burg për Ilir

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shpallur pretencën për dy anëtarët e klanit Duka të akuzuar për vrasjen e ish efektivit të policisë, Santiago Malko në 27 gusht të 2019-ës.

Sipas njoftimit të SPAK msohet se për Ilir Selmanin janë kërkuar 27 vite burg, ndërsa për Elvis Gacajn 7 vite burg.

Ilir Selmani, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ai akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në kryeqytet në fund të gushtit të 2019. Ndërkaq Selmani është edhe pjesë e klanit ‘Duka’, që ndryshe quhet banda e romëve.

Si ndodhi vrasja:

Vrasja e Santiago Malkos ndodhi më 27 gusht 2019. Vrasja e ish-policit ishte planifikuar nga një skuadër e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë qënë aktivë në terren, ndërsa dy persona të tjerë janë ata që kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin “Doqen” e Vlorës për të hapur zjarr në drejtim të objektivit Malko. Etja për të vrarë Santiago Malkon dhe për të mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi këtij personi, ka qënë e madhe, kjo pasi shihet qartë dhe hapur mobilizimi i klanit “Duka”, në logjistikë, në burime njerëzore dhe burime financiare.

RoliIlir Selmanit në vrasjen e Santiago Malkos, ka qenë bërja gati e automjetit me të cilin janë larguar pas ekzekutimit autorët dhe fshirja e gjurmëve të tjera të lëna në vendngjarje ndërkohë që pritej shënjestra.

I udhëzuar nga Leonard Duka, Selmani ka kthyer makinën pasi kanë shënjestruar Malkon. Më pas Ilir Selmani shfaqet në disa video teksa mbledh bishtat e cigareve që kishte hedhur në tokë Blendi Teta, survejuesi i ish-policit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu