Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
0kmh
20 %
Hën
35 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
35 °
Pre
26 °
E hënë, 8 Gusht, 2022
spot_img

Ekzekutimi i Santiago Malkos, gazetari: Ish-polici që s’po e gjenin ish-kolegët, e gjetën vrasësit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari i kronikës Flamur Vezaj, i pari që zbuloi identitetin e “Santiagos” në krimin e rëndë në ish-Bllok vitin e kaluar, ka reaguar sërish pas ekzekutimit të 26-vjeçarit Malko.

albsig

Vezaj tha në atë kohë se personi që shihej nga kamerat e sigurisë të hynte në lokalin ku ndodhi vrasja në ish-Bllok, ishte një ish-polic me emrin “Santiago”, në atë kohë ai mbante një kapele, dhe policia deklaroi se e kishte të pamundur ta identifikonte.

Më pas në media u bë publik fakti se Ervis Martinaj e kishte kontaktuar Malkon në telefon duke i kërkuar të shkonte në lokalin ku ndodhi përplasja me armë.

Gazetari Vezaj, sot ironizon si kryeministrin Edi Rama dhe uniformat blu, për të cilat thotë se e kishin të pamundur të gjenin ish-kolegun e tyre të shpallur në kërkim, por që lëvizte i ilrë, madje bënte edhe “bodigardin” e Martinajt në Tiranë.

Vezaj thotë se nëse drejtësia do të funksiononte dhe Malko do të ishte sot në burg për përfshirjen në ngjarjen në ish-Bllok, nëna e tij nuk do e qante dhe ai do ishte gjallë.

Postimi i plotë i gazetarit Vezaj:

Rama: Henkshin kokat e njeri-tjetrit dhe janë të lutur ta bëjnë!

Ja pra, ky është standardi i Rilindjes për parandalimin e krimit dhe vrasjeve në vend! Dhe si pasojë e këtij “slogani” te KM Rama dje u ekzekutua edhe Santiago Malko ne Tiranë!

Ish-policin që nuk po e gjenin ish-kolegët e tij e gjeten “vrasësit” dhe e ekzekutuan! Kjo vrasje, sipas standardit te Rilindjes dhe citimit te KM është një frymëmarrje e lire për atë dhe pushtetin e tyre!!! Se kush është ish-polici Santiago Malko, kam shkruar disa herë edhe para se policia te thotë se “nuk po e identifikojmë dot” edhe pse duket qartë në pamjet filmike të ngjarjes së ndodhur ne ish-zonën e Bllokut ku ishte përfshirë ai dhe “shefi” i tij Ervis Martinaj!

I përfshirë në disa ngjarje në Tirane edhe pse ishte ne kërkim, ai vazhdonte te lëvizte i lire, e te bënte edhe “badigardin” e Martinajt! A nëse policia e shtetit do ta kishte gjetur dhe shoqëruar/arrestuar për ngjarjen në ish-bllok dhe jo vetëm, sot nëna e tij nuk do e qante dhe ai do te ishte gjalle! Por siç ndodh prej vitesh ne Shqipëri, me një sistem te kalbur te drejtësisë ku çdo gjë ka nje çmim dhe me efektivë policie (disa) të trembur nga kriminelet, skena te tille vrasjesh do vazhdojmë të shohim në Tirane e qytetet te tjera te Shqipërisë fatkeqësisht!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img