Mesditën e sotme në Dajç të Shkodrës u ekzekutua në mjetin e tij tip “BMË”, Ridvan Ramazani (Hyseni), i cili njihej edhe si i “forti” i Shkodrës.
Ndërkohë mësohet se Ramazani ka patur konflikte me Edmir Koçian, i ekzekutuar në 28 nëntor në vitin 2012, ndërsa njihej edhe si një nga personat e “fortë” të Shkodrës.
Edmir Koçia, në atë kohë 38 vjeç u ekzekutua me breshëri automatiku në derën e shtëpisë së tij në lagjen “Tepe”.
Autorët e krimit pasi e qëlluan për vdekje Koçian, qëlluan edhe 2 herë në ajër, për të dhënë mesazhin se gjakmarrja u arrit.
Edmir Koçia ka qenë person me precedent penal, i dyshuar për vrasjen e Shkëlqim Cafit dhe Astrit Meshunit.
Mir Koçia: