Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
2.6kmh
75 %
Pre
17 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Ekzekutimi i presidentit të Haitit, Policia qëllon për vdekje 4 të dyshuar, 2 arrestohen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër persona që dyshohet se kanë gisht në ekzekutimin e presidentit të Haitit Jovenel Moise, janë qëlluar për vdekje nga Policia vendase, ndërsa dy persona të tjera janë arrestuar. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se oficerët jaën duke ndjekur dhe disa të dyshuar të tjerë.

“Ata do të vriten ose do të kapen”, ka thënë shefi i policisë Leon Charles.

Menjëherë pas vrasjes, kryeministri i përkohshëm i Haitit Claude Joseph, deklaroi “shtetrrethimin” në vend. Sipas tij, vendimi për të deklaruar “shtetrrethimin” ishte marrë nga mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave, në Qeverinë e Haitit.

“Unë i bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojnë të qetë dhe më vjen shumë keq që ju raportoj për vdekjen e presidentit. Unë dhe të gjithë ministrat kemi punuar që kur u dha lajmi dhe duam t’ju sigurojmë se do t’i sjellim vrasësit e presidentit para drejtësisë”, ka thënë kryeministri i Haitit Claude Joseph.

Presidenti Jovenel Moise u qëllua për vdekje dhe gruaja e tij u plagos kur persona të armatosur e të maskuar sulmuan rezidencën e tyre të mërkurën. Moise ishte 53 vjeç.

Personat e armatosur të paidentifikuar hynë në rezidencën private në Port-au-Prince në 01:00 me kohën lokale. Moïse u vra, Zonja e Parë Martine Moïse mbijetoi dhe u dërgua në Florida, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më shumë




spot_img








spot_img