Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ekzekutimi i MOND ÇEKIÇIT në Durrës, Policia njoftim zyrtar; makina e autorëve gjendet e DJEGUR në Sukth, targat të vjedhura në Tiranë (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

44c21c70967dd6a4909de058a24d78f3

Policia ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku iu bë atentat Edmond Koçit, i cili njihet ndryshe si Mond Çekiçi.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës orës 08:40, në lagjen nr. 16, Durrës, persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar me breshëri plumbash Edmond Koçin, i cili humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

“Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi E. K., rreth 40 vjeç. Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore  në hyrje e në dalje të Durrësit  si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.”  njofton policia. 

Shoferi i tij ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe u ka treguar efektivëve të Policisë gjithë dinamikën e ngjarjes. Atentatorët i kanë prerë rrugën Koçit dhe shoferit të tij. Kur Mond Çekiçi ka dalë nga makina për të sqaruar ngjarjen, ai është ekzekutuar.

Në periferi të qytetit, në Katund-Sukth, është gjetur i braktisur dhe i djegur një mjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet se u përket autorëve. Në makinë është gjetur edhe arma e krimit tip kallashnikov. Tragat e mjeti me të cilin autorët kryen krimin rezultontojnë të vjedhura, në Tiranë.

“Në lidhje me informacionin e mësipëm në Sukth është gjetur duke u djegur një mjet tip “Benz”, me targa të vjedhura, që dyshohet se është përdorur nga autorët”, thote policia.

Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekiçi pjesë e bandës së Durrësit konsiderohej nga Policia e Durrësit si person me rrezikshmëri të lartë, për shkak të së kaluarës së tij si anëtar i bandës së Lul Berishës, ndërsa ishte mik edhe me Emiljano Shullazin dhe Plarent Dervishaj.

1- Lexo edhe: Ekzekutohet ish-anëtari i bandës së Lul Berishës

2- Lexo edhe: Kush është ‘Mond Çekiçi’, ish-anëtari i bandës së Durrësit që u ekzekutua sot

3- Lexo edhe: Mond ÇEKIÇI i ekzekutuar sot, u arrestua në shtator 2020, por u lirua se ishte me Covid-19

4- Lexo edhe: “Çfarë problemi keni?”, zbardhet DINAMIKA e vrasjes së Mond Çekiçit në Durrës: Shoferi i 40 vjeçarit pa atentatorët, iu zunë pritë me makinë (FOTO)

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img