Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekzekutimi i Martin Bardhit në Rrëshen, policia kontrolle nga ajri dhe toka për kapjen e autorëve

Shkruar nga Newsbomb
Ekzekutimi i Martin Bardhit në Rrëshen, policia kontrolle nga ajri dhe

Policia e Shtetit vijon kontrollet nga ajri dhe toka bërë të bërë të mundur kapjen e autorëve që ekzekutuan Martin Bardhin në Rreshen, dhe plagosën tre të tjerë.

Bëhet me dije se veç forcave të policisë, “ Shqiponjave”  dhe RENEA-s që po ushtrojnë kontrolle në terren, janë angazhuar dhe helikoperë nga ajri, si dhe 5 dronë në zonat e pyllëzuara për të bërë të mundur sinjalizimin e autorëve, por që deri më tani nuk ka asnjë shenjë të tyre.

Po ashtu vijon kontrolli i imtësishem i personave, në pikat e kontrollit të ngritura nga Policia, në akset rrugore.

Autorët e dyshuar janë dy, të cilët hapën zjarr mbi Martin Bardhin duke e lënë të vdekur, pa marrë parasysh personat e tjerë që ndodheshin aty. 62 vjeçari u vra në mes të qytetit të Rrëshenit, pak metra larg Komisariatit të Policisë.

Nga breshëria e plumbave u vra Bardhi, ndërsa mbetën të plagosur Ilir Bardhoku, Olti Gjini dhe shtetasi tjetër Indrit Bardhi, të cilët ishin në tavolinë me viktimën.

Në fshatin Gëziq, Mirditë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, për kryerjen e vrasjes.

Policia e Shtetit

Në kuadër të veprimeve intensive hetimore dhe gjurmuese për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes kriminale të ndodhur paraditen e sotme, në Rrëshen, ku u vra me armë zjarri shtetasi M. M.(B.) dhe u plagosën 3 shtetas të tjerë, Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet në zonën ku u gjet automjeti i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Kontrollet në zonë po bëhen edhe nga nga ajri, me helikopter, nga shërbimet e Repartit Special RENEA.

Zona po kontrollet nga toka, nga dhjetëra shërbime të FNSh-së, të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe forcat operacionale.

Për kontrollin e zonës së pyllëzuar, shërbimet e Policisë janë duke përdorur edhe 5 dronë.

Ndërkohë vijon kontrolli i imtësishem i personave, në pikat e kontrollit të ngritura nga Policia, në akset rrugore.

Grupi hetimor po këqyr pamjet filmike në të gjithë zonën që kanë përshkruar autorët, me automjet, gjatë ardhjes dhe ikjes, pas krimit.

Në vijim të veprimeve, janë shoqëruar në Komisariat, një numër i madh personash, për t’u pyetur në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Lexo edhe:Prag tragjedie në Rrëshen: Martin Bardhi u ekzekutua para Komisariatit, atentatorët plagosën dhe tre qytetarë

Tentoi të vriste nipin e Kastriot Reçit, kush është i ekzekutuari në Rrëshen

Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen, vritet Martin Bardhi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese