Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
27 %
2.1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Ekzekutimi i krahut të djathtë të “Çapjave”, DOSJET e Bledar Muçës, si i shpëtoi atentatit në 2016, vrasjet dhe sulmi ndaj policisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbrëmjen e së shtunës në Anverse të Belgjikës mbeti i vrarë shqiptari Bledar Muça. U ekzekutua nga 2 persona teksa ishtë duke parkuar makinen dy persona, identiteti i autorëve ende nuk dihet nga policia belge.

Bledar Muça nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai njihet si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapjat në Elbasan. Emri i Muçës, u lakua edhe në vitin 2016.

Asokohe, ai ishte shënjestër i një tjetër atentati, ku mbeti vetë i plagosur rëndë e po ashtu, u lëndua edhe një efektive policie. Autoritetet thanë se objektiv i sulmit ishin Florenc Çapja de Bledar Muça.

Kush është Bledar Muça?

Bledar Muça me origjinë nga Peshkopia, është i lindur dhe i rritur në Elbasan. Ai është vëllai i Ferit Muçës, 42-vjeçarit që u plagos rëndë në të njëjtin atentat. Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria. Madje emri i tij u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen dy vite më vonë, të vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policisë që njihej me pseudonimin “Doda”.

Për herë të fundit Bledar Muça u vu në pranga të policisë ishte në maj të vitit 2020 pasi aksidentoi një efektiv.

Vrasja e “Dodës”

Ishte mëngjesi i 22 korrikut të vitit 2009, kur Elbasani do të tronditej nga një ekzekutim në afërsi të Universitetit. Ekzekutimi bëhet nga dy persona me motor të cilët qëllojnë me breshëri kallashnikovi mbi mjetin me të cilin udhëtonte Roland Rexhepi, ish-efektiv policie, që kishte punuar edhe në seksionin e anti-drogës. Ekzekutimi i tij u bë në mes të dhjetëra kalimtarëve, ndërsa polici-viktimë u tha se për shumë kohë ishte identifikuar si krahu i djathtë i ish-drejtuesit të “hekurt” të policisë Edmond Koseni. Atentatorët u zhdukën në mes të turmës duke e lënë të vdekur në makinë Roland Rexhepin, ndërsa policia arriti të shoqëronte me dhjetëra e dhjetëra persona. Më në fund, katër ditë pas atentatit, policia aso kohe njoftoi se ka arrestuar si të dyshuar për këtë krim Armando Llakajn, 31 vjeç, me precedentë të mëparshëm penal dhe Marjus Tafa. Mësohet se Llakaj ishte njeri i afërt i fisit Çapja, ndërsa viktima, më vonë do të kosnideorhej edhe si kushëriri i Fadil Memës të ekzekutuar në Torino.

Vrasja e Ilir Rexhepit, dy vite pas Rolandit

Ishte fundi i vitit 2011, kur në orët e mbrëmjes do të ekzekutohe j me dy plumba biznesmeni Ilir Rexhepi. Viktima kishte një polici private dhe sipas policisë dhe prokurorisë së asaj kohe, 41-vjeçari, baba i dy fëmijëve nuk kishte asnjë precedent penal. Ekzekutimi ndodhi pikërisht në kohën kur prokuroria kërkoi 48 vjet burg për dy të dyshuarit për vrasjen e vëllait të tij në korrikun e 2009-ës. Policia kreu sërish një mori shoqërimesh dhe si përfundim për krimin u konsiderua fajtor pikërisht Bledar Muça, i cili kishte mundur të kalonte kufirin pa u prekur nga askush. Policia e shpalli në kërkim Muçën ndërsa vuri në pranga vetëm një punonjës të policisë kufitare. Bled Muça iku dhe nga Greqia nisi të përgënjeshtronte versionin e policisë ndërsa në momentin që mbërriti në Belgjikë ai nis në drejtim të medieve në Shqipëri një reagim që gjeti hapësirën e duhur për të hedhur poshtë akuzat e policisë.

Atentati i shkurtit 2016

Në vitin 2016 gjithashtu, por në muajin shkurt Bledar Muça e Florenc Çapja, i shpëtuan atentatit një tjetër atentati. Në masakrën e 3 shkurtit mbetën të vrarë tre persona: Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli. Dy miqtë morën plagë të lehta nga breshëritë e kallashnikovit, që u qëlluan nga të paktën tre persona, në një lokal në dalje të qyteti të Elbasanit, ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën.

Atentatit i qershorit 2016

Në 6 qershor të vitit 2016 Bledar Muça e Florenc Çapja ishin shënjestër e një atentati me armë në Elbasan. Në mes të ditës, në qendër të qytetit, mbi makinën me të cilën ata udhëtonin u zbrazën plumba kallashnikovi, duke u rrezikuar jeta e dhjetra personave që ndodheshin në qendër të qytetit. Ishte Shkëlzen Hasanpapaj, i veshur me uniformë ushtrie dhe që në dorë mbante një çantë kamoflazhi brenda së cilës kishte futur një automatik, ai që qëlloi dhjetëra plumba mbi automjetin tip “Golf 5”, në të cilin udhëtonte Bledar Muça dhe Florenc Çapja. Makina me targa AA 997 NE ishte në në pronësi të Florenc Çapjas. Autori ishte përgatitur për të vrarë të dy personat që ishin në makinë Florenc Çapjan dhe kushërin e tij, Bledar Muça, por xhami i pari i blinduar i makinës, ka bërë që plumbat të mos depërtojnë në anën ballore të mjetit. Një breshëri e dytë në anën anësore të makinës, ka sjellë plagosjen e Bledar Muçës që ishte në vendin e parë të pasagjerit. Florenc Çapja që ndodhej në timon nuk ka marrë asnjë plumb, ai ka manovruar shpejt makinën, duke e nxjerrë atë nga rruga. Nga plumbat është plagosur në këmbë rastësisht një efektive e policisë së Elbasanit që ishte duke kaluar në anën tjetër të rrugës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img