Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, Policia e Durrësit shoqëron 11 persona

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Durrësit ka shoqëruar 11 persona lidhur me vrasjen e Jurgen Kurtit, mbërmjen e djeshme në Tiranë. 

 

Burime nga policia bëjnë të ditur se personat nuk janë të dyshuar por thjeshtë po shoqërohen për hetim.

Jurgen Kurti është akuzuar për vrasjen e Agim Arapit në Durrës, për shkak të qirasë të pa-paguar në një dyqan ushqimor.

Ngjarja:

26 vjeçari është ekzekutuar me breshëri plumbash në hyrje të banesës së tij, në afërsi të sheshit “Ëilson”, pranë Postës Nr.8 në Tiranë, nga dy persona të cilët e kanë ndjekur me motor derisa kanë gjetur momentin perfekt për vepruar.

Paraprakisht dyshohet se ekzekutorët kanë qenë vrasës profesionistë me pagesë pasi janë kujdesur që të mos linin pas asnjë zhurmë.

Familjarët e Jurgen Kurtit kanë mbërritur menjëherë në vendin e krimit, ndërsa britmat e nënës së tij kanë rrëqethur gjithë banorët e zonës.

Sakaq, ekspertët e Policisë së Shtetit dyshojnë se 26 vjeçari i ka pikasur autorët dhe është përleshur me ta, por kjo ende nuk është verifikuar.

Jurgen Kurti është akuzuar më parë për vrasjen e babait të tij Artur Kurti, krim për të cilin e mori përgjegjësinë daja i tij. Gjithashtu Kurti është akuzuar si autor i vrasjes me thikë të shtetasit Agim Arapi në Durrës, për shkak të qirasë të pa-paguar në një dyqani ushqimor. Kurti ndodhej aty së bashku me të afërmit e të fejuarës së tij, Kujtim dhe Konstandin Ekonomi.

26-vjeçari u lirua në të dyja rastet nga gjykata pasi kreu dënime të lehta si arrest në shtëpi.

Në botën e shoëbizit shqiptar Kurti njihet si “menaxher i VIP-ave” dhe ish i dashuri i ish-banores së "Big Brother" Xhensila Pere. Së fundmi ai ishte fejuar me një modele të njohur nga qyteti i Durrësit dhe komentohej shpesh në mediat rozë për jetën e luksit. Ai kishte në pronësi të paktën 10 biznese të ndryshme, nga servis makinash te kompani për menaxhime dhe organizime eventesh.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.