Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekzekutimi i Gentjan Bejtes/ Valter Bami arratiset në Dubai, Policia kërkon call center-in e Ilir Brahimit

Shkruar nga Newsbomb

Dy pistoletat e sekuestruara, njëra me lejë dhe tjetra pa lejë, janë gjetur në një vilë luksoze në Lundër të Tiranës, ku jetonte me qira Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari. Ky shtetas jetonte në zonën e vilave luksoze në Lundër bashkë me familjen.

Gazetari Elton Qyno raporton se me vendosjen e Ilir Brahimit në këtë kompleks banimi, ai ka punësuar shtetasin Edison Haxhiu me qëllim për të kryer disa nga nevojat e familjes, përfshirë dhe transportin e fëmijëve në shkollë.

Policia Kriminale ka nisur 24 orët e fundit verifikimet për zbulimin e një biznesi Call Center, që besohet se është ngritur nga Ilir Brahimi pa lejen e organeve kompetente dhe se ka dyshime të forta se merret me mashtrimin e shtetasve të huaj.

Uniformat blu kanë njoftuar këtë të mërkurë se ka arrestuar shtetasit Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari dhe Edison Haxhiu, për atentatin e ndodhur ditë më parë në fshatin Larushkë të Krujës, ku mbeti i vdekur Gentjan Bejtja, ish-polic burgjesh.

[caption id="attachment_797132" align="alignnone" width="780"]Ilir Brahimi dhe Edison Haxhiu Ilir Brahimi dhe Edison Haxhiu[/caption]

Autorët e vrasjes janë larguar nga zona me një mjet “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe më pas kanë marrë një makinë të dytë, një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme. Mjeti është në pronësi të Edison Haxhiut dhe përdorej nga Ilir Brahimi.

Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip Golf me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit Edison Haxhiut dhe shoqërimin në ambientet e policisë. Ky mjet po dërgohej në një lavazh për t'u larë dhe menjëherë aty ka ndërhyrë policia.

Deri në këto momente ekzistojnë vetëm dyshime për Ilir Brahimi, si i përfshirë në ngjarjen kriminale të vrasjes së Gentian Bejtjas, pasi ende nuk janë siguruar prova konkrete. Përsa i përket Edison Haxhiut, Policia dhe Prokuroria e Tiranës pretendojnë se ai me makinën e tij tip “Golf 7”, ka arritur të transportojë autorët e krimit në drejtim të fshatit Bubq të Fushë-Krujës.

[caption id="attachment_797040" align="alignnone" width="640"]Golfi qe u perdor nga autoret Golfi qe dyshohet se u perdor nga autoret e vrasjes ne Larushke[/caption]

I njëjti automjet ka rezultuar se është përdorur dhe nga Ilir Brahimi, ndaj autoritetet dyshojnë se ai mund të jetë një nga autorët e vrasjen së Gentian Bejtes. Nisur nga këto dyshime, është ushtruar kontroll në vilën e tij luksoze që ndodhet në një qendër rezidenciale, ku është gjetur një pistoletë pa lejë dhe një me lejë.

Lidhur me vrasjen e Gentjan Bejtes, janë kryer kërkime dhe verifikime për lokalizimin dhe shoqërimin e vëllezërve Durim dhe Valter Bami, mirëpo ka rezultuar se Valter Bami,ka dalë nga Shqipëria pak ditë pas daljes nga burgu. Ai ka shkaur në Dubai ku ndodhet prej disa muajsh dhe Durim Bami, shkruan Ora News.

Më 18 Janar 2024, Gjykata e Tiranës ka nxjerrë nga qelia Valter Bamin, pasi në përfundim të hetimeve 6 mujore i ka ndryshuar atij masën e sigurisë,  “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

[caption id="attachment_797133" align="alignnone" width="800"]Vellezerit Durim dhe Valter Bami Vellezerit Durim dhe Valter Bami[/caption]

37-vjeçari u arrestua për armëmbajtje pa leje, si dhe dyshohej se ishte i përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit Gentian Bejtja në Larushk më 4 korrik2023, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e biznesmenit.

Nga ekspertimi, ka rezultuar se në dorën e majtë të këtij shtetasi ka pasur mbetje baruti dhe Valter Bami është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Operacionalja e ka lokalizuar atë në Nikël dhe ka kryer shoqërimin e më pas prangosjen.

[caption id="attachment_795603" align="alignnone" width="731"]Gentian Bejtja, ish-polici i ekzekutuar ne Larushke Gentian Bejtja, ish-polici i ekzekutuar ne Larushke[/caption]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese