Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekzekutimi i Gentian Bejtjas, policia e Krujës ngre postblloqe në Krujë

Shkruar nga Newsbomb

Efektivë të Komisariatit Krujë, të mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur mbrëmjen e sotme një aksion dhe është duke kryer kontrolle të automjeteve.

Këto postblloqe vijnë pas ekzekutimit të Gentian Bejtjës, i cili u vra me breshëri plumbash në oborrin e shtëpisë në Fushë-Krujë në sy të fëmijëve dhe nënës së moshuar. Në vijim pritet të ketë më shumë detaje rreth këtij aksioni të ndërmarrë. Gjithashtu në fokus është dhe ndalimi i personave në kërkim apo të atyre që lëvizin me armë dhe sende të kundraligjshme.

Kujtojmë që Gentjan Bejtja ka qenë në oborr duke vaditur disa fidanë domate, ku autorët të maskuar dhe veshur me të zeza kanë hyrë në portë dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt tij. 3 autorët dyshohet se qëlluan që nga porta dhe më pas për të siguruar se e kishin vrarë, i janë afruar dhe e kanë qëlluar sërish. Plot 30 plumba kanë përshkruar trupin e Bejtjas që i shkaktuan edhe vdekjen.

Ish-policii i burgjeve, i cili i kishte shpëtuar disa herë atentateve e dinte se ishte më shënjestër dhe ndaj nuk jetonte në Fushë-Krujë, por ishte kthyer ditën e fundit pasi po bënte disa proceduar për të shitur shtëpinë e tij, gjë të cilën do ja besonte djalit të xhaxhait, ndërsa vetë kishte planifikuar që të largohej nga Shqipëria së bashku me familjen.

Shtepia e shtetasit Gentian Bejtja, ne Larushke /Marre nga Google
Shtepia e shtetasit Gentian Bejtja, ne Larushke /Marre nga Google

Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja i cili u ekzekutua me armë zjarri dje në Larushk të Fushë Krujës ishte një emër i njohur për policinë e shtetit pasi ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale në të shkuarën.

Bejtja u vra në oborrin e shtëpisë së tij në Larushk të Fushë Krujës ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

Gjithashtu, ish-polici Bejtja i ka shpëtuar edhe një atentati me minë të telekomanduar në vitin 2016. Në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Asokohe Gentian Bejtja mbeti i plagosur, shkruan neësbomb.al.

Në verën e vitit 2023 ai ndodhej në oborrin e shtëpisë me kunatin dhe familjarë të tjerë, kur një togë vrasësish hapën zjarr me breshëri dhe i morën jetën Ramzan Sinos, plagosën Gentian Bejten dhe dy fëmijët e mitur të tij. Ramazan Sino ishte shofer në Prokurorinë e Tiranës.

Ai njihej edhe në zonë për konfliktet që ka pasur me vëllezërit Valter dhe Durim Bami. Gjithashtu, burime për mediat bëjnë me dije se Bejtja është marrë në pyetje në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.

Bejtja dhe miku i tij Stafuka janë dyshuar se kanë qenë autorët e atentati ndaj ish komisarit Dritan Lamaj. Gjithashtu është pyetur në lidhje me atentatin ndaj kushëririt të Vis Martinajt në Fushë-Krujë si dhe zhdukjen e Vis Martinajt, si person që ka informacion mbi ngjarjet.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese