Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ekzekutimi i Everest Cakës, policia identifikon një nga autorët, dogji makinën e përdorur në atentat dhe priti taksinë në autostradë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ekzekutimi i Everest Cakës tronditi Elbasanin disa ditë më parë. Si rezultat i hetimeve, Prokuroria dhe policia kanë bërë të mundur të identifikojnë një prej personave, i cili me mendohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 41 vjeçarit Çaka, në prani të bashkëshortes së tij.

Tashmë ky person po mbahet në vëzhgim nga policia dhe pritet që forcat policore të ndërhyjnë për të bërë të mundur arrestimin e tij.

Në vrasjen e Cakës, mbrëmjen e 11 majit dyshohet se morën pjesë dy persona, ku njëri prej tyre është kapur nga një kamer pranë rrugës nacionale që lidh Durrësin me zonën e Kavajës, aty ku atë mbrëmje u gjet e djegur edhe një makinë. Nga pamjet në kamera, personi shihet se është duke pritur një taksi, pasi i ka vënë zjarri makinës së përdorur në atenat për të humbur gjurmët. 

Shoferi i taksisë që mori personin e lartpërmendur, është marrë në pyetje nga policia e Elbasanit, dhe ka pohuar se ka marrë në autostradë personin e dyshuar nga policia për vrasjen e Everest Cakës.

41 vjeçari Everest Caka u ekzekutua në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e 11 majit, teksa po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshorten, e cila u plagos në dorë. Viktima sapo ishte kthyer nga Spanja, ndërsa policia shoqëroi disa persona, si autorë të dyshuar të ngjarjes së rëndë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img