Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ekzekutimi i Eno Nikulaj, pamjet nga vendngjarja (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Ekzekutimi i Eno Nikulaj, pamjet nga vendngjarja (VIDEO)

Eno Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt është me armë zjarri këtë mbrëmje te Porta e Ujësjellësit të Lezhës. Newsbomb.al ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes. (VIDEO)

Autorët ende të paidentifikuar dyshohet se e kanë ndjekur dhe e kanë qëlluar teksa po lëvizte me një automjet tip foristradë. Pas atentatit, ata janë larguar autorët me një makinë që rezulton e vjedhur, konkretisht me targa AB138HT, e vjedhur me 29 nëntor në Tiranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se një makinë është evidentuar duke u djegur në rrugën e Rinasit, por edhe nuk është konfirmuar se ka të bëjë me ngjarjen në fjalë. (VIDEO)

Për shkak të plagëve të marra, 40 vjeçari ka humbur jetën pavarësisht se u transportua në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.

"Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin.

Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.

Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës," thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se Ardian Nikulaj u ekzekutua në prill të 2023 teksa ishte duke konsumuar kafe në ambientet e lokalit të tij në Shëngjin. Katër britanikët akuzohen nga autoritetet në Shqipëri se janë financuar dhe porositur nga Edmond Haxhia për të vrarë biznesmenin dhe politikanin lezhjan.

Harry Simpson ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet se në bashkëpunim me pesë persona të tjerë (në rolet e porositësit, ekzekutorit dhe 3 bashkëpunëtorëve të tjerë), ka qenë i implikuar në vrasjen e Nikulajt. Në Marok bë i mundur edhe arrestimi i protugezit Ruben Saraiva, i cili dyshohet se është vrasësi i Nikulajt.

Lidhur me këtë ngjarje në pranga ranë edhe katër shtetasit e tjerë, Edmond Haxhia, Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman, shkuan newsbomb.al. 

Haxhia, Hunt dhe Mathin janë arrestuar në Britani nga policia pas një urdhër-arresti nga Shqipëria për ekstradimin e tyre. Tre të arrestuarit si dhe britanikja Harriet Bridgeman, akuzohen nga autoritetet në Shqipëri se janë financuar dhe porositur nga Edmond Haxhia për të vrarë biznesmenin dhe politikanin lezhjan. Edmond Haxhia është nipi i Elton Lekstakaj, i cili kanë qenë në hasmëri me fisin Nikulaj prej vitit 1997.

Për këtë arsye dyshohet se vrasja e ndodhur pak minuta më parë në Lezhë të ketë lidhje me ekzekutimin e Ardian Nikulajt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese