Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
76 %
2.1kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
30 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Ekzekutimi i Elton Çiçës, zbardhet dëshmia e Renato Milloshit: Bleva makinën që u përdor në vrasje, u frikësova kur pashë mjetin në lajme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjyakta e Tiranës dha sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasin Renato Milloshi i cili ishte shpallur në kërkim si ndihmës i shtetasit Jani Aliaj në vrasjen e Elton Çiçës më 1 maj të 2016.

Milloshi ka dëshmuar në gjykatë se Jani Aliaj i ka kërkuar të blinte një makinë në emri e tij dhe Milloshi ka firmosur kontratën. Po ashtu ai deklaron se nuk ka marrë pjesë në vrasje dhe se ngjarjen e ka marrë vesh nga televizioni.

“Jani Aliaj më kërkoi të blija një makinë në emrin tim, firmosa kontratën e makinës në emrin tim, makinën ja dhashë Janit, lekët i pagoi Jani, nuk e njoh njeriun që ia shiti.

Tre ditë më vonë mësova nga televizori, në lajme se është vrarë Elton Çiço dhe u frikësova kur pashë mjetin në pamje.Unë nuk kam marrë pjesë në vrasje, isha në shtëpi dhe gjatë kësaj kohe kam qëndruar në shtëpinë time në Tiranë” mësohet të ketë thënë Milloshi përpara Gjykatës.

Më shumë

spot_img