Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Ekzekutimi i Dem Backës, “Shqiponjat” i kontrollojnë shtëpinë Ben Qimes: Një vit më parë viktima e rrahu në mes të Fierit (FOTO)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Arben Isufaj, i njohur dhe me nofkën Ben Qimja, është një nga personat e “skeduar” nga Policia e Fierit për ekzekutimin dy ditë më parë të Demir (Dem) Backës në mes të qytetit. Me urdhër nga Tirana, blutë e Fierit janë ngritur në këmbë për kapjen e autorëve që vranë “kosovarin” që jetonte në jug të Shqipërisë.

Ora News bën me dije se paraditen e djeshme zv.drejtori i policisë së Qarkut Fier së bashku me një trupë policore “Shqiponja”, kanë ushtruar kontroll në zonën që në Fier njihet si “15 katëshi”, ku jeton Arben Isufaj. Ky i fundit është kërkuar të shoqërohet në Polici për të dhënë dëshminë e tij për ngjarjen.

Atentati është kryer nga një grup qitësish profesionistë që besohet shumë se kanë ardhur nga qyteti i Vlorës. Nga ekzaminimi mjeko-ligjor i trupit të viktimës ka rezultuar se ai është qëlluar me 18 plumba. Tre plumba ne zonën e qafës dhe kokës dhe rreth 15 të tjerë në kraharor.

Screenshot 2 29
Shqiponjat ne zonen ku jeton Ben Qimja

Deri në këtë fazë ku ndodhen hetimet, një ndër autorët e dyshuar është dhe Ben Qimja, për shkak të një konflikti të hapur që ka pasur me Dem Backën.

Raportohet se një vit e gjysmë më parë viktima Demir Backa ka rrahur në lokalin e tij “Piazza” në mes të qytetit të Fierit Ben Qimen dhe djalin e tij. Ky i fundit ka qenë dhe shkaku i sherrit mes “dy të fortëve të Fierit”, pasi ka përndjekur dhe përplasur me makinë mbesën e Dem Backës.

Kur ata kanë shkuar për t’u sqaruar në lokal, Dem Backa i ka rrahur të dy, Ben Qimen dhe djalin e tij.

Një tjetër pistë që Policia po heton është dhe veprimtaria tregtare e kompanisë “Godolla 2013”, e themeluar nga Backa në vitin 2013, me aktivitet blegtoral në lagunës e Lushnjës. Sipas Ora Neës, në këtë zonë janë rreth 200 hektarë tokë e dhënë me koncesion dhe para disa kohësh ka pasur një konflikt mes personit që e ka marrë me koncesion A.P, dhe Demir Backës.

Një pistë verifikuese është dhe ajo e pronave, pasi Demir Backa merrej me procesin e kompesimit të pronave, duke vepruar me prokura të posaçme nga pronarët pretendentë të sipërfaqeve të tokave në zonën e Darzezës. Si rezultat i kësaj pune, viktima ka përfituar me anë të përqindjeve qindra hektarë tokë të pyllëzuar në Darëzezë dhe në këtë sipërfaqe janë prishur disa objekte të ndërtuara nga banorët.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img