Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
0kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Ekzekutimi i Bledar Muçës në Belgjikë, gazetarja: Ishte i vetmi anëtar aktiv i grupit të Çapajve! E thërrisnin anglezi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar sot detaje nga ekzekutimi i Bledar Muçës në Belgjikë, i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Antwerp. Sipas Lalës, Muça ishte i vetmi anëtar aktiv i grupi Çapja dhe dyshohet se goditja ka ardhur për të dobësuar ata.

“Florenc Çapja ndodhet në Dubai dhe nëse lëviz në ndonjë shtet europian arrestohet. Ardian Çapja është në burg. Bledar Muça ishte i vetmi anëtar aktiv i grupit. Kishte pasaportë britanike dhe bullgare. Në grupin e tij në Belgjikë e thërrsnin si anglezi, për shkak të dokumenteve që kishte”, tha gazetarja.

E ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, Klodiana Lala u shpreh se Bledar Muça u vra pranë shtëpisë ku jetonte me qira me disa shqiptarë të tjerë.

“Qëndronte në Belgjikë në një shtëpi me qera. Ishte me disa shqiptarë të tjerë. U largua për 1.5 në Angli kur iu bë atentat dhe u vendos në Belgjikë. Sipas autoriteteve belge, e kanë qëlluar me breshëri armësh dhe janë larguar. Kur po afrohej afër shtëpisë.

Në 2016 i shpëtoi një atentati, ishte në shoqërinë e Florenc Çapjas, njeriut të tij më të afërt.  Hakmarrja ndaj tij ishte goditje ndaj Çapjas, por edhe për t’i mbyllur gojën sepse dinte shumë për grupin kundërshtar”, përmbylli ajo.

Më shumë




spot_img








spot_img