Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekzekutimi i Bledar Muçës/ Anila Hoxha: Belgjika e sheh si larje hesapesh mes bandave, iu bënë edhe dy atentate të tjera më parë

Shkruar nga Newsbomb
Ekzekutimi i Bledar Muçës/ Anila Hoxha: Belgjika e sheh si larje

Gazetarja Anila Hoxha foli për vrasjen e shqiptarit Bledar Muça në Antuerp të Belgjikës. Ajo tha mbrëmjen e sotme në “Open” se pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes mes bandave. Sipas saj, edhe autoritetet belge shkruajnë se pritej vrasja e tij pas dy atentateve të dështuara.

“Bledar Muça me të shkuar të errët. Kishte dy karta identiteti me vete, një pasaportë britanike dhe një me identitet tjetër. Kështu lajmëruan autoritetet belge. Sapo është kthyer nga Anglia, u tentua ta vrasin në Shqipëri, por profilin e tij e bëjnë të diskutueshëm personat me kë shoqërohej, me Çapjat. Përplasjet në Elbasan kanë qenë të shumta.

Shqipëria është kthyer në vend tranziti dhe magazinë për ngarkesat e kokainës, deri sa shkarkohen për në Europë. Larjet e hesapeve kishin një emërues të përbashkët, luftën për drogën. Krimi për 2021 foli për këtë gjuhë, dhe me të njëjtën gjuhë duket se do flasë edhe këtë vit.

Ndaj Muçës janë bërë dhe dy atentate të tjera, ai është shoqëruar dhe ka dalë nga burgu për shkak të një vrasje të dyfishtë në Elbasan. Do jetë hakmarrje mes bandave. Shtypi vendas atje kështu e nisi raportimin,” tha Anila Hoxha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu