Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Ekzekutimi i biznesmenit turk në mes të Stambollit, konflikti për kredinë 75 milionë euro dhe lidhja me Rezart Taçin e Artan Santos

spot_img

Lajme të ngjashëm

d3d3297e8c4371a6eb4f66e81a5d2d37

Në vitin 2012, në Stamboll ekzkeutohet biznesmeni turk Omer Satin. Në Shqipëri, ai ishte bashkëpronar i kompanisë “BT International Engineering Services Limited & Arun Construction Joint Stock Company SHA”.

Ai posedonte 40 % të aksioneve. Ortaku i  dytë po me 40 % rezulton RezartTaçi. 20 % posedoheshin nga dy shtetas të tjerë turq.

Mediat turke raportuan në atë kohë se një prej pistave të hetimit ishin konfliktet me aksionerët në Shqipëri. Për krimin u arrestuan 4 persona me kombësi turke. Ata prnauan autorësinë dhe dëshmuan se ngjarja lidhej me një borxh të pakthyer nga viktima Satin.

Askush nuk u thellua në faktin se biznesmeni turk është ndërmjetësi mes azerëve, Rezart Taçit dhe bankës Credins për marrjen e kredisë 75 milionë euro. Për herë të parë, Top Story zbardh dëshminë e Taçit për rolin e shtetasit turk.

“Në momentin e lëvrimit të kredisë nuk ka pasur asnjë lloj kontrate midis shoqërisë “AMRA” dhe “bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit’ dhe personi që ka ndikuar për lëvrimin e kësaj shume ka qenë shtetasi turk Omer Satin” u shpreh Rezart Taçi, biznesmen.

Qartazi Taçi ka pranuar se për kredinë është ndjekur një rrugë e pazakontë. Është thuajse e pamundur të operohet pa nënshkruar kontratë nga bankat para lëvrimit të kredisë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për shuma dhjetra miliona euro si në rastin konkret.

“U vra në këtë periudhë, edhe ai nuk jeton më, ra ndërmjetësi që mundësoi ardhjen e azerëve”u shpreh gazetari Artan Hoxha

Më shumë

spot_img