Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
66 %
1kmh
75 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Ekzekutimi i biznesmenit te Piramida, Policia njoftim zyrtar: U gjet në rrugë i gjakosur, ndërroi jetë në spital (Kush është ‘Padrino i drogës’)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

62b5b3e68c7f85770eacf7e0bb837226

Policia e Tiranës jep njoftim zyrtar për ekzekutimin e Behar Sofisë në mes të Tiranës, pak minuta më parë. Sipas njoftimit, viktima është gjetur i shtrirë në rrugë, dhe i gjakosur.

“Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç,  i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Kush është Behar Sofia

Viktima njihej si ‘Padrino i drogës” në Shqipëri, pasi ka qenë i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike dhe veprimtari të tjera kriminale.

Për herë të parë emri i tij ka dalë në ngjarjen e gushtit 2009, ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.

Gjatë kësaj ngjarje ka qenë i pranishëm edhe Behar Sofia, të cilit i është vënë shpesh eksploziv bizneseve të tij. Këto biznese i ka pasur afër stadiumit Dinamo të Tiranë, por tashmë nuk i ka më.

Pamje nga vendngjarja – viktima i shtrire ne toke
dfsfsdfsd_copy.jpg
Screenshot_10.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img