Tirana
overcast clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
1kmh
90 %
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Ekzekutimi i biznesmenit Kastriot Reçi, dy specialëve të RENEAS u merret analiza e ADN-së, si të dyshuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

eabc190f0d0cdde70bb0eccd4d7ecf44

Një vit nga vrasja e biznesmenit Kastriot Reçi në mes të Rrëshenit, para lokalit të tij, Policia ende nuk ka kapur snajperistin që e ekzekutoi vetëm me një plumb, nga një distancë prej 150 metra.

Gazetari Elton Qyno shkruan se dy efektivëve të Repartit Special të RENEAS u është marrë mostër ADN-jë për analizë, pasi kanë qenë të dyshuar sit të lidhur me këtë ngjarje, por ato nuk kanë dhënë rezultat.

Snajperisti që qëlloi Kastriot Reçin kishte lënë në vendin e ngjarjes disa bishta cigaresh, një qese kikirikësh dhe një letër çokollate. Pavarësisht se këto gjurmë në fillim u konsideruan të mjaftueshme, ende dhe sot nuk ka asnjë person prapa hekurave për vrasjen.

Dy efektivëve të RENEAS, u është marrë profil pështyme me qëllim krahasimin me profilin e sekuestruar në shtëpinë ku qëndroi ekzekutori i Kastriot Reçit, deri në momentin e ngjarjes. ADN-të janë analizuar me imtësi por pa rezultat dhe më pas profilet i janë dërguar dhe policive të Bashkimit Europian, me shpresën e zbulimit të emrit të snajperistit që qëlloi Kastriot Rreçin.

Vrasja e Reçit dyshohet se është pjesë e një serie vrasjesh kriminale që përfshinë fisin Reçi e Gjini.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img