Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekzekutimi i Behar Sofias në mes të Tiranës, policia shoqëron disa persona, zbulohen pistat e hetimit

Shkruar nga Newsbomb

Policia ka shoqëruar disa persona për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, afër Piramidës në Tiranë.

Mësohet se 66-vjeçari u qëllua me armë silenciator, pasi qytetarët nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Në të kaluarën viktima ka qenë shënjestër atentatesh, pasi bizneseve të tij u është vendosur disa herë lëndë eksplozive.

Sipas informacioneve për mediat, po verifikohet e shkuara kriminale e Behar Sofias, por nuk përjashtohet edhe pista për prishjen e pazareve të drogës.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu