Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka mbërritur sot në Shkodër, pas vrasjes së biznesmenit Bardhok Pllanaj dy ditë më parë.
Burime për mediat bëjnë me dije se Veliu ndodhet prej një ore në ambientet e policisë së Shkodrës, në një takim me zyrtarë të policisë së Shkodrës dhe grupin hetimor që po punon për zbardhjen e ekzekutimit së 4 prillit.
Burimet bëjnë me dije se Veliu ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjitha strukturat për zbardhjen e ngjarjes.
Kujtojmë që Pllanaj u vra mbrëmjen e të dielës së Pashkëve me 79 plumba kallashnikovi, 30 prej të cilave e përshkuan në trup, teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij tip “Range Rover”.