Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ekzekutimi i Armando Beqirit pranë banesës në Islandë, kush është shqiptari që vrau bashkëkombasin e tij (EMRI-FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Angjelin Sterkaj është autori që ekzekutoi më 13 shkurt pranë shtëpisë shqiptarin Armando Beqiri. Ai mori nëntë plumba duke përfshirë dhe plagë në kokë dhe kraharor.

Policia islandeze në një konferencë për shtyp në Reikjavik deklaroi se Armando Beqiri ishte i lidhur me krimin e organizuar. Autori i arrestuar është shqiptari Angjelin Stërkaj, 35 vjeç, por në rrjetet sociale identifikohet si Angjelin Mark Stërkaj. 

Stërkaj prej 7 vitesh jetonte në Islandë.

Stërkaj u arrestua tre ditë pas vrasjes së Armandos. Ai vazhdimisht e mohoi fajin para hetimit dhe nuk pranoi derisa të dhënat e policisë kundër tij ishin grumbulluar dhe nuk mund ta mohonte më autorësinë e vrasjes.

Kujtojmë që pak para mesnatës së 13 shkurtit, Armando parkoi makinën e tij në garazh, dhe në të njëjtën kohë kur po ecte për tek dera e përparme, një makinë iu afruar shtëpisë së tij. Në atë moment ai u qëllua me disa plumba duke i shkaktuar vdekjen.

Më më 13 shkurt, stacioni qendror i policisë mori një telefonatë që thoshte se një njeri pa ndjenja ndodhej në rrugë, i cili më pas u transportua në dhomën e urgjencës të Spitalit Universitar Kombëtar Landspítali.

I ndjeri shkoi në Islandë në dhjetor të vitit 2014 dhe pasi mësoi gjuhën, u njoh me një vajzë atje, ku edhe u martua, me të cilën pati një fëmijë dhe priste një të dytë. Ai kishte marrë nënshtetësinë islandeze dhe kishte hapur një biznes atje.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img