Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua në Peqin dy ditë më parë, ku u ekzekutua me armë zjarri Albi Bashaliu.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit V. B., 41 vjeç dhe M. Xh., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoçaj, Peqin, të cilët akuzohen si përkrahës të autorëve të ngjarjes.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është dokumentuar se këta shtetas kanë kryer veprime aktive për të fshehur rrethanat e ngjarjes dhe kanë penguar aktivisht organet e Policisë, për t’u informuar për ngjarjen, rrethanat si ka ndodhur dhe motivin.
Kujtojmë që mëngjesin e së hënës u ekzekutua Albi Bashaliu. Autorët pasi e vrarë dogjën makinën e tyre, ndërsa nga veni i ngjarjes u larguan me mjetin e viktimës.
Albi Bashaliu është vëllai i Leonard Bashaliut. Ky i fundit në qershor 2021 qëlloi për vdekje me armë shtetasin Ylber Xhahysa. Leonardi dhe Xhahysa ishin të njohur me njëri-tjetrin dhe ngjarja më 8 qershor ndodhi pikërisht në fshatin Gjoçaj.
Dyshohet se dhe vrasja e vëllait të Leonard Bashaliut, Albi Bashaliu ka ndodhur për motive hasmërie.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për zbardhjen e vrasjes së 32-vjeçarit, mëngjesin e datës 27 dhjetor 2021.
Vihen në pranga 2 shtetas, të dyshuar si përkrahës të autorëve të krimit.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë vijuar intensivisht punën hetimore, me qëlim zbardhjen e vrasjes së 32-vjeçarit A. B.
Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur arrestimi i shtetasve:
V. B., 41 vjeç dhe M. Xh., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është dokumentuar se këta shtetas kanë kryer veprime aktive për të fshehur rrethanat e ngjarjes dhe kanë penguar aktivisht organet e Policisë, për t’u informuar për ngjarjen, rrethanat si ka ndodhur dhe motivin.
Gjithashtu, në kuadër të kryerjes së veprimeve procedurale dhe thellimit të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë kriminale, në ndjekje e sipër të autorëve të dyshuar të veprës penale, më datë 28.12.2021, rreth orës 01:00, në aksin rrugor Gosë-Vibashtovë, Rrogozhinë, është gjetur automjeti tip “Volksëagen Caddy”, që ka qenë në përdorim nga viktima, shtetasi A. B.
Nga rrethanat e hetimit dyshohet se autorët kanë marrë mjetin e viktimës për t’u larguar, ndërsa mjetin me të cilin ata udhëtonin e kanë djegur në vendngjarje.
Në vendngjarje janë gjetur sende të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dhe që u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.
Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.