Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Elbasan, flet bashkëshortja: Menduam se bëmë aksident, një burrë u afrua dhe qëlloi me breshëri plumbash (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Elbasan, flet bashkëshortja:

Është zbardhur dëshmia e Silvana Çakës, e cila mbrëmjen e djeshme së bashku me bashkëshortin Everest Çaka ranë pre e një atentati, ku humbi jetën bashëshori i saj.

Ajo është shprehur se në fillim i kanë përplasur me makinë nga mbrapa dhe se kanë menduar se janë përfshirë në aksident.

Silvana ka treguar se menjëherë kanë ndaluar dhe më pas një person është afruar dhe nga xhami i hapur i shoferit ka qëlluar me breshëri plumbash në kokë krahë dhe qafë 41-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen.

“Fillimisht kujtuam se u përfshimë në aksident. Na goditi një makinë nga pas, menjëherë ndaluam. Bashkëshortin e qëlluan me breshëri plumbash. Vrasësi erdhi dhe qëlloi nga xhami i hapur i shoferit. E goditi në kokë, krahë dhe trup, menjëherë dola dhe kam kërkuar ndihmë,” mësohet të ketë thënë gruaja para policisë.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme pasi çifti ka dalë nga shtëpia e prindërve të Silvanës, aty është goditur nga një makinë nga mbrapa më pas një person i veshur me të zeza ka qëlluar mbi 41-vjeçarin duke i marrë jetën në vend.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu