Hapësire reklamuese

Rajoni

Ekzekutim mafioz në mes të Shkupit, qëllohet për vdekje me 80 plumba 43 vjeçari shqiptar (EMRI-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Ekzekutim mafioz në mes të Shkupit, qëllohet për vdekje me

Një 43 vjeçar shqiptar i identifikuar si Kamer Idrizi është qëlluar për vdekje në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Shkup. Mediat vendase shkruajnë se ai është një person i njohur për Policinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22.00 në lagjen “Butel 1” të Shkupit, teksa Kamer Idrizi udhëtonte me një mjet tip “Golf”, bashkë me një person person tjetër, shkruan newsbomb.al. Në makinë me shqiptarin ka qenë dhe një 22 vjeçar me inicialet E.I nga Haraçina, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas Policisë maqedonase, drejt mjetit të Kamer Idrizit janë qëlluar 80 plumba. 43 vjeçari ka vdekur rrugës në spital, ndërsa 6 plumba kanë kapur mikun e tij. Ai njihej si një “person problematik” nga Policia.

Në vitin 2019 shqiptarit Kamer Idrizi iu bë atentat po në Shkup, në ambientete  një hoteli të njohur. Persona të maskuar iu afruan dhe qëlluan me breshëri plumbash drejt tij, por fatmirësisht atëherë ai mundi të jetonte.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu