Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ekzekutim mafioz në Fier, autorët përplasin me CLS viktimën dhe ikin me Range Rover, i vënë flakën pranë fushës ku po ndërtohet Spitali i ri (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c89d7281bd680253c81ffe80d0674c34

Shkëlzen Kastrati raportohet se është personi që ka mbetur i vdekur paraditen e sotme në Fier, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Fillimisht është raportuar për një aksident pasi autorët i kanë zënë pritë viktimës me një mjet luksoz tip Mercedes Benz CLS. Kur Kastrati ka dalë nga rrethrrotullimi i Sheqit me mjetin e tij tip Mercedes Benz ML, është përplasur dhe më pas është qëlluar me armë.

Nga fotot shihet se forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Personi i vrarë ndodhet brenda mjetit të tij tip Mercedes Benz ML. Në zonën ku ka ndodhur ngjarja, vendi i quajtur rrethrrotullimi i Sheqit, janë grumbulluar shumë qytetarë.

Ndërkohë, pak më parë është gjetur dhe në afërsi të fshatit Mbrostar një mjet tjetër luksoz tip Range Rover, të cilit i kanë vënë flakën në një fushë pranë vendit ku po ndërtohet spitali i ri i Fierit. Sipas burimeve, mjeti tip Range Rover është pikërisht i personave që i zunë pritë dhe ekzekutuan Shkëlzen Kastratin.

Viktima mendohet se është rreth 40 vjeç. Vrasja e tij dyshohet paraprakisht se është bërë për hakmarrje.

“Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”. Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”, njofton Policia.

Nga vendngjarja:
Screenshot_8_copy.jpg
Screenshot_1_copy.jpg
Screenshot_3_copy.jpg
Screenshot_4_copy_copy.jpg

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img