Megjithëse e kanë të ndaluar të jenë të pranishëm në stadiumin “Elbasan Arena” ekstremistët serbë e kanë gjetur mënyrën e tyre për të shprehur edhe njëherë urrejtjen që kanë ndaj shqiptarëve.
Qindra komente janë shfaqur në profilin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit nga racistët ser btë cilët postojnë mesazhe ofenduese ndaj shqiptarëve si “Kosova është Serbi”. Një sjellje mjaft e pahijshme që tregon qartë edhe njëherë se cilët janë shkaktarët e urrejtjes dhe racizmit të demonstruar edhe në ndeshjen në Beograd.