Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
1kmh
0 %
Mër
26 °
Enj
30 °
Pre
31 °
Sht
30 °
Die
24 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Ekstremistët islamikë në Kosovë, Alma Lama tregon kërcënimet për jetën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ekstremizmi në Kosovë nga ana e radikalëve Islamikë është gjithmonë e më shumë në rritje, dhe shembull i gjallë për këtë janë jo vetëm ata që shkojnë në luftën në Siri dhe Irak me pretendimin për Xhihad, por edhe kërcënimet ndaj personazheve publike. Një i tillë është dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës.

Gazetarja dhe politikania ka deklaruar se është ndier e rrezikuar, madje ajo ka kërkuar edhe mbrojtje në polici. Pavarësisht kësaj, Lama shprehet e bindur se nuk do të heshtë në lidhje me këtë fenomen.

“Kanë kërkuar dhe vazhdojnë ta bëjnë për të më ndaluar të flas për radikalizmin islamik që ka gjetur terren dhe në Kosovë. Kjo është dhe çështje sigurie e kulture. Ka tendenca të grupeve radikale për të më demonizuar. Por është vetëm propagandë që synon të më ndalojë. Nuk jam e vetme në debatin e hapur por ka figura të tjera. Kam kërcënime të vazhdueshme për jetën dhe ka fushata ndaj meje” tha Alma Lama.

Pak kohë më parë ajo denoncoi dhe financimin e Turqisë sipas saj, në ekstremizmin islamik në Kosovë.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img