Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Ekstremistët e djathtë francez, mocion kundër Shqipërisë në BE

Shkruar nga Newsbomb

Një anëtare dhe dy deputetë të Parlamentit Europian, kanë dorëzuar një mocion për rezolutë që kërkon ndërprerjen e menjëhershme të negociatave mbi anëtarsimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Mocioni është dorëzuar në datën 20 Janar 2015, nga <Depute>Dominique Bilde dhe Steeve Briois deputetë të Parlamentit Europian dhe Sophie Montel, anëtare, të tre shtetas francez dhe pjesë e partisë nacionaliste “Front National” me president Marine Le Pen dhe sektetar të përgjithshëm Steeve Briois.

Mocioni është formuluar në bazë të regullit nr.133, të rregullores së punës të Bashkimit Europian, duke patur parasysh vendimin e Këshillit mbi parimet, prioritetet dhe kushtet e përmbajtura në Partneritetin Evropian me Shqipërinë dhe komunikatën me titull 'Strategjia e Zgjerimit dhe Sfidat Kryesore 2011-2012’ nga Komisioni per PE.

Në të përcaktohet me katër pika arsyet e kërkesës të ndërprerjes së negociatave mbi anëtarsimin e Shqipërisë në BE. Ato theksojnë se Shqipëria i ka marrë tashmë reth 600 milionë euro fonde për periudhat 2000-2006 dhe 2006-2010 dhe se ka aplikuar dhe është pranuar si vend kandidat e në një rast të mundshëm të hyrjes në BE, Shqipëria do ta kishte të pamundur përballimin e presionit të forcave të tregut dhe konkurencën e tregut europian.

Gjithashtu në mocionin për rezolutë thuhet se Shqipëria vuan nga probleme serioze të korrupsionit dhe është një qendër e trafikimeve të ndryshme si droga dhe prostitucioni.

Nga mocioni kërkohet që për çdo pranim të ri ne Bashkimin Europian të zhvillohet referendum në secilin shtet që është aktualisht anëtar, negociatat midis BE dhe Shqipërisë të ndalen menjëherë dhe udhëzon Presidentin e saj ti përcjellë këtë rezolutë Komisionit, Këshillit dhe shteteve anëtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese