Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
28 %
1.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Ekstradohet nga Italia në Shqipëri i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, dënuar me 22 vite burg (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

 Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia një shtetas në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 22 vite burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim“ dhe “Armëmbajtje pa leje“.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano/Itali drejt vendit tonë, i shtetasit Arben DODAJ(DODA), 45 vjeç, lindur në Mirditë.

Shtetasi i mësipërm është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, me vendimin nr.53, datë 23.10.2000, e ka dënuar me 22 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim , të kryer në bashkëpunim“ dhe “Armëmbajtje pa leje“ parashikuar nga nenet 78-25 dhe 278/2 të Kodit të Penal të Republikës së Shqipërisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datën 17.08.1997 rreth orës 16.00 në fshatin Shtrezë të rrethit Mirditë, shtetasi Arben DODA në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin P.D.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, (me pasaportë të falsifikuar) duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Më shumë

spot_img