Tirana
few clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
40 %
4.1kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Ekstradohet nga Hollanda në Shqipëri anëtari i grupit BAJRI, ishte në kërkim ndërkombëtar (EMRI-DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ekstradohet nga Hollanda drejt Shqipërisë 21-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ,anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.

 

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol The Hage/Hollandë ekstradoi nga Amsterdami drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– Samet Halluni, 21 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale,”Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal” parashikuar nga nenet 109/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Shtetasi Samet Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img