Tirana
scattered clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
2.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
15 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

Ekstradohet në Shqipëri ATENTATORI i Çapjave (DETAJE, si u ZBULUA…)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ekstradohet nga Holanda në Shqipëri ATENTATORI i Çapjave, Shkëlzen Hasanpapaj.

U përfshi në atentatin ndaj Florenc Çapes dhe Bledar Muçës në Elbasan, ekstradohet nën masa të rrepta sigurie nga Holanda 19 vjeçari i dyshuar si vrasës me pagesë. Report Tv bën me dije se pak kohë më parë nën masa të rrpta sigurie dhe pa u bërë publik është ekstraduar nga Holanda Shkëlzen Hasanpapaj.

Hasanpapaj u prangos në shkurt të vitit 2017 nga policia holandeze pasi u pikas atje pa dokumenta dhe rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar. Por si u zbulua i riu nga Tropoja me banim në Elbasan? Ishte analiza e ADN-s ajo që konfimroi përfshirjen e tij në këtë krim dhe kjo gjurmë ADN-je upërftua nga rrobat që ai braktisi pak caste pasi kreu atentatin në oborrin e Gjykatës së Elbasanit ku qëlloi ndaj Florenc Çapes dhe Bledar Muçës e po ashtu plagosi dhe një punonjëse policie.

Burime nga grupi hetimor sqaruan për  Report Tv se me mbërritjen në Shqipëri Hasanpapajt i është bërë edhe njëherë analiza e ADN-së e cila po ashtu ka konfirmuar gjurmët krahasuese të profilit gjenetik të gjetura në rrobat që ai duket në këto pamje. Aktualisht Shkëlzen Hasanpapaj ndodhet në paraburgim pranë një burgu të sigurisë së lartë në vend dhe ruhet përgjatë 24 orëve. Ai konsiderohet si një person kyç për hetuesit për zbardhjen e atentatit ndaj Florenc Çapes dhe Bledar Muçës të ndodhur në qershor të 2016- ës. Hasanpapaj është sjellë në Rinas nga policia holandeze dhe me autoblind është dërguar në qeli ku prej më shumë se 3 javë nuk ka pranuar të flasë për hetuesit në lidhje me atentatin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img