Është ekstraduar ditën e sotme në Itali një shtetas shqiptar i dënuar për vrasjen e një italiani në vitin 2015.
Bëhet fjalë për Argit Turshillën, i arrestuar në 9 mars të 2018-ës nga policia shqiptare në zonën e Dibrës. Shqiptari është dënuar për një vrasje tyë bujshme në Itali.
Në 23 shtator të 2015-ës, shqiptari tentoi të grabiste shtetasin italian Pasquale Guarino por pasi hasi në kundërshtinë e këtij të fundit e qëlloi dy herë me pistoletë duke i shkaktuar vdekjen.