Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Ekstradohen 3 të dënuar nga Belgjika dhe Italia, njëri vrau një person dhe plagosi 4 të tjerë në 2004-ën në Kurbin (EMRA-DETAJE)               

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ekstradohen nga Belgjika dhe Italia 2 të dënuar për vrasje dhe një tjetër për “Prodhim, mbajtje, shitje apo blerje të armëve të ftohta”.

Nga Belgjika u ekstradua Gjon Menga, 56 vjeç, lindur në Mamurras, Kurbin. Menga ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2004, ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. S. dhe ka plagosur katër persona të tjerë.

Po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Luigj Dema, 26 vjeç, lindur në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 19 muaj e 4 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma, Itali, i Manol Begaj alias Martin Begaj, 41 vjeç, lindur në Samatice, Berat. Ky person ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për lirimin me kusht të këtij shtetasi, duke urdhëruar vuajtjen e dënimit të mbetur, 1 vit, 1 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale ”Vrasja me paramendim”. Begaj ka vrarë me armë zjarri në qytetin e Beratit, shtetasin B. C.

Njoftimi i policisë: Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Belgjika një shtetas i dënuar me 25 vjet burg për vrasje.

Gjithashtu ekstradohen nga Belgjika dhe Italia 2 shtetas, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit për veprat penale që kanë kryer.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Belgjikën u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Gjon Menga, 56 vjeç, lindur në Mamurras, Kurbin.

Shtetasi Gjon Menga ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2004, ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. S. dhe ka plagosur katër persona të tjerë.

Po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Luigj Dema, 26 vjeç, lindur në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 19 muaj e 4 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma, Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Manol Begaj alias Martin Begaj, 41 vjeç, lindur në Samatice, Berat. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për lirimin me kusht të këtij shtetasi, duke urdhëruar vuajtjen e dënimit të mbetur, 1 vit, 1 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale ”Vrasja me paramendim”. Shtetasi Menol Begaj ka vrarë me armë zjarri në qytetin e Beratit, shtetasin B. C.

 

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img