Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
72 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
27 °
Mar
25 °
E premte, 17 Shtator, 2021

Ekstradimi për vrasjen e Bashës, avokati i Hirajt: Atë ditë ishte në Tiranë, do provojmë pafajësinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati mbrojtës i Ruhan Hirajt, i ekstraduar ditën e sotme nga SHBA, si pjesë e grupit kriminal të Lazaratit të akuzuar për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha, deklaron se klienti i tij është i pafajshëm.

Në një deklaratë për media, avokati tha se ditën kur u vra në Lazarat Ibrahim Basha, Hiraj ndodhej në Tiranë me familjen e tij. Ai tha se do të provojë pafajësinë e klientit të tij në Gjykatën e Lartë.

“Hiraj nuk është vrasës dhe s’ka qenë pjesë e asnjë grupi kriminal, është i pafajshëm. Janë bërë tre vite hetime dhe nuk ka dalë asnjë provë. Basha u vra në orën 10:00 në Lazarat, ndërsa Hiraj ishte 300 kilometra larg. Atë ditë ai ka qenë në Tiranë me familjen e tij.

Është gabuar në hetimin paraprak, është gabuar në nxjerrjen e konkluzioneve. Ne besojmë se Gjykata e Lartë do të çmojë provat në tërësinë e tyre dhe do ta sjellë zgjedhjen në atë që ne synojmë dhe provojmë, në dhënien e pafajësisë. Ne do t’ia arrijmë që betejën ta fitojmë me fakte dhe prova. Ta nxjerrin të vërtetën siç është dhe jo me dhunë psikike dhe fizike. Janë bërë një sërë shkeljesh proceduriale të cilat ne i kemi adresuar në rekurse”, deklaroi avokati i Hirajt.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img