Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ekstradimi i parë nga Dubai, policia sqaron: 28-vjeçari bëri kërkesë për t’u kthyer

Shkruar nga Newsbomb
Ekstradimi i parë nga Dubai, policia sqaron: 28-vjeçari bëri

Policia e Shtetit ka ndarë pamjet nga ekstradimi i parë nga Dubai i një shtetasi të shpallur në kërkim.

Bruno Çobo, 28 vjeç  është i riu që ekstradua këtë të mërkurë nga Dubai, duke u bërë kështu shqiptari i parë që ekstradohet në atë që cilësohet si “parajsa” e strehimit të njerëzve të krimit.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se 28-vjeçari i ekstraduar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u lokalizua në Abu Dhabi.

Gjetja dhe identifikimi i 28-vjeçarit se po qëndronte në Abu Dhabi ishte pas shkëmbimit të informacioneve mes Drejtorisë së Interpolit, Departamentit të Policisë Kriminale dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Policia e Shtetit sqaron se Bruno Çobo ka bërë kërkesë për t’u kthyer me dëshirë dhe ditën e sotme është bërë deportimi i tij në Shqipëri.

28 vjeçari akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale 'Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, 'Grupi i strukturuar kriminal' dhe 'Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Policia:

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë operacionet e përbashkëta me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Marrëveshja e ekstradimit në proces, mes 2 vendeve, intensifikon bashkëpunimin për lokalizimin e shtetasve që i fshihen drejtësisë shqiptare, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve për këtë qëllim, është finalizuar operacioni policor i koduar “Zinxhiri”, për ekstradimin e thjeshtuar të një 28-vjeçari shqiptar të akuzuar nga SPAK-u, si pjesëtar i një grupi të strukturuar që kryente veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet një call center-i.

Grupi kriminal dyshohet se ka përfituar rreth 4 700 000 euro, nga skema e mashtrimit.

28-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është lokalizuar në Abu Dhabi, pas shkëmbimit të informacioneve mes Drejtorisë së Interpolit, Departamentit të Policisë Kriminale dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shtetasi B. C., 28 vjeç, ka bërë kërkesë për t’u kthyer me dëshirë dhe ditën e sotme është bërë deportimi i tij në Shqipëri.

Ky shtetas akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprat penale 'Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, 'Grupi i strukturuar kriminal' dhe 'Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese